Gërryerja dhe llakimi i parketit ekzistues


Dyshemeja ekzistuese e parketit, si përgatitje për llakim, të gërryhet, varësisht nga materiali në shkallë të ndryshme të vrazhdësisë së letrës gërryese, zakonisht nga P36 deri në kokrrën P60. Pas gërryerjes pason fshirja me fshisë dore dhe thithja e pluhurit me thithëse elektrike.

Stukimi i parketit të gërryer me stuko (kit) në bazë uji PALLMANN PALL-X KITT ose ekuivalente, e përzier me pluhur të imët nga gërryerja e llojit përkatës të drurit, duke përdorur një shpatull sipërfaqeje inoks, sipas udhëzimeve të prodhuesit.
Gërryerja e imët, me letër P100, e dyshemesë së parketit të stukuar me makinë gërryese shiritore.

Parketi lyhet me së paku dy shtresa llak acidik (2K) NEOPUR NP70 i cili nuk ka nevojë për parallak.
Nëse përdoret llak tjetër, paraprakisht duhet lyer me parallak, sipas udhëzimit të prodhuesit.

Para shtresës së fundit të llakut, sipëfaqja e llakuar gërryhet me rrjetë P120, pluhuri i krijuar pastrohet mirë dhe lyhet shtresa finale e llakut.
Konsumi i llakut: 100ml/shtresë
Pamja e sipërfaqes: gjysëm shkëlqim

Renovimi i shiritave anësorë (llajsneve)
Llajsnet anësore, bung masiv, lyhen me llak të njëjtë, gozhdohen në mur, qoshet dhe bashkimet prehen në 45%.