Gërryerja dhe vajosja e parketit ekzistues
Dyshemeja ekzistuese e parketit, si përgatitje për vajosje, të gërryhet, varësisht nga materiali në shkallë të ndryshme të vrazhdësisë së letrës gërryese, zakonisht nga P36 deri në kokrrën P60. Pas gërryerjes pason fshirja me fshisë dore dhe thithja e pluhurit me thithëse elektrike.
Stukimi i parketit të gërryer me stuko (kit) në bazë uji PALLMANN PALL-X KITT ose ekuivalente, e përzier me pluhur të imët nga gërryerja e llojit përkatës të drurit, duke përdorur një shpatull sipërfaqeje inoks, sipas udhëzimeve të prodhuesit.
Gërryerja e imët, me letër P100, e dyshemesë së parketit të stukuar me makinë gërryese shiritore.
Parketi lyhet me një shtresë vaj (eventualisht shtresa e dytë, deri sa të ngopet druri) NEOOIL MAGIC SPEED OIL NP68 (made in Germany) sipas udhëzimit të prodhuesit.
Konsumi i vajit: 50ml/shtresë
Pamja e sipërfaqes: gjysëm shkëlqim
Renovimi i shiritave anësorë (llajsneve)
Llajsnet anësore, bung masiv, lyhen me vaj të njëjtë, gozhdohen në mur, qoshet dhe bashkimet prehen në 45%.